11:08 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Keq e më keq për Milanin, Mino Raiola ia jep goditjen e radhës

Edhe ky sezon po duket të jetë i mbrapsht për Milanin. Goditja e radhës pritet t’i vije nga agjenti i famshëm, Mino Raiola.

Kjo pasi që Raiola ka nisur procedurat për anulimin e kontratës të Donnarummas me Milanin.

Raiola e ka marrë këtë vendim me pretendimin se në momentin e nënshkrimit të kontratës ka patur “dhunë morale”, ngase agjenti dhe avokati munguan kur u nënshkrua kontrata.

Raiola ka angazhuar avoktatët për prishjen e kontratës me Donnarumman duke rritur presionin te Milani./Indeksonline/