23:10 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / C E

Keq me u shpall kampion herët, të mund edhe Arsenali

Arsenali ka shënuar fitore të madhe në luftën për një vend në Europa League.

Topxhinjtë kanë mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës.

Kampionët kaluan të parët në epërsi me golin e Sadio Mane në minutën e 20-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Lacazette në minutën e 32-të pas një gabimi të Van Dijk.

Një gabim i Alisson bëri që Arsenali të shënoj edhe golin e dytë dhe të marr tri pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e nëntë me 53 pikë, tri pikë larg zonës së Europa League.

Liverpooli mbetet me 93 pikë dhe humb mundësinë për të arritur 100 pikë këtë sezon. /IndeksOnline/