13:20 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Keqpërdorën detyrën zyrtare, kërkohet paraburgim për drejtorin e KPK-së dhe një zyrtare

IndeksOnline ekskluzivisht pati raportuar gjatë ditës së djeshme që se është arrestuar drejtori i sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.

Ndërsa sot ndaj tij Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë që t’i shqiptohet masa e paraburgimit, së bashku me zyrtaren tjetër M.B. Ata qenë arrestuar nën pretendimet e prokurorisë për verpat penale: “Keqëpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Ushtrim i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”

“Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti i krimeve të rënda-Njësiti për krime ekonomike dhe korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thekson komunikata

Aktualisht dy të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orë.