10:29 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Keqpërdoret seksualisht një e mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës së mitur.

Personi në fjalë është me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 17.07.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare e moshës së mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/