12:28 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / k.v

Keqtrajton babain e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar babain e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:36, ka njoftuar policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka keqtrajtuar babain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.