12:03 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / LB

Kërçeli i VV-ë: Çka është duke ndodhë me suficitin rekord në Komunën e Prishtinës?

Ilir Kërçeli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nëse shikohen raportet finaciare, komuna e Prishtinës ka rekord me suficitin.

Kërçeli ka thënë se pretendimi i komunës se po i bllokohen investimet është totalisht joserioz, kur, sipas tij, komunës së Prishtinës çdo viti i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale.