10:23 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kërcënim me armë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri një tjetër, përcjellë Indeksonline.

Të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/