21:14 / E Enjte, 11 Mars 2021 / A. A

‘Kërcënimi’ i Kosovës ndaj Spanjës, bën jehonë edhe në Indi

Ballafaqimi i Kosovës me Spanjën në kualifikimet e kampionatit botëror, ka bërë bujë në arenën ndërkombëtare.

Provokimi që u bë nga Federata e Spanjës ndaj Kosovës duke iu referuar me ‘territori i Kosovës’ nxiti, dhe paralajmërimi që shteti ynë nuk do të trajtohej si vend sovran, e shtyu FFK-në të kërcënonte me bojkotim të ndeshjes nëse do të luhej me këto kushte.

Mediat më të njohura në botë si ‘Washington Post’, ‘The Guardian’, ‘L’Equipe’, kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje, shkruan Indeksonline.

Ky lajm bëri jehonë edhe në Indi.

‘Times of India’ që shkruan: “Kosova kërcënon se nuk do të marr pjesë në kualifikimet e FIFA-s për kampionatin botëror, nëse nuk i respektohet flamuri dhe himni”.

Si përfundim, raportet mes Federatave të dy shteve janë normalizuar dhe me 31 mars do të zhvillohet ndeshja normalisht, sipas protokollit zyrtar të FIFA-së.

/Indeksonline/