12:13 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / k.v

Kërcënimi me bombë, Policia kontrollon gjimnazin (Foto)

Pas marrjes së informacionit për kërcënim me bombë, njësia për identifikim dhe çmontim të bombave e Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, te gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Ekipi i IndeksOnline që ndodhet në vendin e ngjarjes njofton se aktualisht po bëhet kontrolli i detajuar në objektin e gjimnazit e më pas edhe në oborr.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe qentë e policisë të cilët janë të trajnuar për të gjetur bomba.

Nxënësit dhe personeli arsimor janë evakuuar të gjithë nga objekti. Aty tashmë ka arritur edhe autoambulanca dhe njësia e zjarrfikëseve në rast nevoje./IndeksOnline/