14:56 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Kërcënohen gjyqtarët e Superligës pak para ndeshjes, policia në vendin e ngjarjes

Sfida mes Ballkanit dhe Ferizajit po duket se do të jetë e nxehtë.

Dueli i dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë është përcjellur me tensione të vogla në ditën e sotme.

Gjyqtarët e kësaj ndeshje janë ankuar në Policinë e Kosovës së ka patur kërcënime dhe presion tek ta.

Me të marrë informacionin, Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes ku shihen në zyret e gjyqtarëve.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes është Mervan Bejtullahu, ndërsa asistentë janë Erduan Baliqi e Elvic Bicaj./Indeksonline/