12:10 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Kërcënohen me jetë dy gjykatës në Podujevë

Dje një person ka kanosur me jetë dy gjykatës në Podujevë.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raporton 24 orësh, raporton Indeksonline.

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 05.12.2022 – 13:00. I dyshuari mashkull kosovar (i cili gjendet në vuajtje të dënimit), gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës meshkuj  kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.