15:33 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / k.v

Kërcënohet zv/ministri Zafir Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha dje është kërcënuar nga një person përmes rrjeteve sociale.

Rasti është paraqitur menjëherë në Policinë e Kosovës në Prizren dhe i njëjti është duke u hetuar.

Kërcënimin e ka konfirmuar për IndeksOnline vet Berisha duke thënë se ishte një fyerje në formë kërcënimi në adresë të familjes sime.

“Nivel shumë i ulët i racës që ju është bërë “lavazh i trurit” nga sekti politik. Për mos me u marrë privatisht edhe pse nuk e njoh, e njoftova policinë”, ka deklaruar Berisha për IndeksOnline.