17:33 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kërcënoi gjyqtarin e ndeshjes, trajneri i Drenicës në procedurë hetimore

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës në përbërje me Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 29.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve.

Dhe bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, ka marrë disa vendime.

Klubi më i prekur nga këto vendime ka dalur të jetë Drenica e Skënderajit, ku klubi është në procedurë hetime. Keq nuk ka mbetur as trajneri, Tahir Lushtaku, transmeton IndeksOnline.

Klubi i Drenicës është në procedurë për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes me Llapin. Në ndeshjen në fjalë, ka pasur hedhjeve të gjësendeve në fushën e lojës nga tifozët vendas.

Gjithashtu, tifozët në fjalë ka ofenduar Llapin me fjalë banale, si dhe kanë hedhur drejt tyre shkrepsa, shishe e gjësende të tjera.

Gjithashtu, vlen të përmendet tifozët e Drenicës kanë njollosur autobusin e Llapit, duke shkruar fjalë banale në të.

Nga ana tjetër, trajneri, Lushtaku është në procedurë për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjeve.

Sipas FFK-s, Lushtaku ka kërcënuar, sharë dhe ofenduar gjyqtarët e ndeshjes, Drenica – Llapi, e zhvilluar para dy ditësh./IndeksOnline/

Image result for tahir lushtaku