12:38 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kërcënoi në Facebook adhuruesit e një partie, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti përmes Facebook ka kërcënuar simpatizantë të një partie politike, përcjellë Indeksonline.

Siç bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

“Me 15.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”. /Indeksonline/