13:53 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / B O

Kërcënojnë klubet e FFK-së: Nëse nuk përfundon licencimi do t’i ndërpresim garat

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërcënuar me ndërprerje të garave në rast se Federata e Futbollit e Kosovës nuk licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

27 klube kanë mbajtur takim sot brenda selive të Federatës ku kanë diskutuar rreth çështjes së licencimit të FFK-së.

Pas takimit, Batatina ka deklaruar se klubet kanë rënë dakord se do ti ndërpresin garat në rast se nuk përfundon licencimi nga MKRS-ja.

“Në rast se nuk përfundon procesi i licencimit deri me datën 31 mars atëherë klubet janë dakorduar që të mos vazhdojnë më garat”, ka deklaruar Batatina për Kanal10.

FFK-ja nuk ka arritur akoma të licencohet nga Komisioni Vlerësues për Licencim në MKRS. Nga moslicencimi pësojnë klubet të cilat nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponzorizim.