12:12 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kërcënon hakeri “Do ta fshijmë llogarinë e Mark Zuckerberg të dielën”

Një haker nga Taiwani ka kërcënuar se do të fshijë llogarinë e Mark Zuckerberg në Facebook të dielen, transmeton Indeksonline.

Hakeri Chang Chi Yuan i njohur në Taiwan tha se gjith­çka do të jetë live. Në të kaluarën Chang kishte hyrë në sistemin operativ të autobusëve, ku i kishte blerë vetës një biletë.

Nëse arrin ta hyjë në llogarinë e Markut, atëherë do të bëhej personi i dytë që e arrin këtë. Në vitin 2011 një haker kishte arritur të hynte në llogarinë e themeluesit të Facebook./Indeksonline/