20:40 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kërcënon policin përmes mesazheve, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njejti kishte dërguar mesazhe kërcënuese drejtë një zyrtari policor.

I dyshuari sipas Policisë së Kosovës është një 24 vjeqar. /IndeksOnline/

Raporti i plotë:

Sot me datë 02.12.2019, rreth orës 08:00 një zyrtar policor ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjetit social Facebook ne adresën e tij.

Këto mesazhe viktima- zyrtari policor i kishte pranuar nga një adresë e personit të dyshuar në po të njëjtin rrjet. Mesazhet kërcënuese kanë pasur përmbajtje kërcënimi ndaj zyrtarit policor dhe menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar të dyshuari shtetasin B.Z. i lindur në vitin 1995 m/k.sh dhe menjëherë është bërë edhe arrestimi i tij. 

Pas intervistimit lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij është iniciuar rasti si më larte dhe i dyshuari është ndaluar.