20:30 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / FR

Kërcënuan me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar derisa tjetri është i identifikuar dhe është në kërkim.

“Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët  të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”.

E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit.

Nga policia i njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa i me vone edhe i dyshuari i dyte eshte arrestuar.

Jane bastisur shtepitve dy te dyshuarve, në shtëpin e njërit nga të dyshuarit është gjet nje pushk dhe municion.

Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline./Indeksonline/