16:22 / E Shtunë, 11 Korrik 2020

Kërcimtarja orientale burgoset për video ‘imorale’ vallëzimi në TikTok

Një kërcimtare e famshme në rrjetin TikTok për stilin oriental “belly-dance”, është burgosur për pesë vjet në Egjipt për nxitje të “shthurjes dhe imoralitetit”.

Sama El-Masry u shpall fajtore për shkelje të “parimeve e vlerave familjare” por ajo pretendon se videot janë vjedhur prej saj dhe janë postuar pa dijeni në rrjetin e gjerë social.

42 vjecarja El-Masry përballet tashmë me 3 vjet burgim dhe ka marrë një gjobë prej 17,000 euro pasi u shpall dje fajtore nga një gjykatë në Kairo.
Ajo është arrestuar në prill kur videot e fotot që ajo kishte postuar u konsideruan si “tepër seksuale” gjatë një fushate kombëtare të kontrollit të mediave.

Ajo pretendon se video e fundit është vjedhur dhe është postuar online pa miratimin e saj.

Deputeti egjiptian John Talaat ka thënë më herët se “influencuesit” online si Sama po shkatërrojnë vlerat e traditat familjare, çka ndalohet nga ligji dhe kushtetuta e vendit.

“Ka një dallim të madh mes lirisë dhe shthurjes”, tha Talaat duke kërkuar veprim ligjor edhe ndaj yjeve të tjera të mediave sociale që promovojnë ide të ngjashme me ato të Sama.

Mos i humb