12:46 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / LB

Kërkesa e banorëve të “Kodrës së Trimave”, duan zgjidhjen e problemit të fletëve poseduese të pronave

Qytetarët e Kodrës së Trimave në Prishtinë po ankohen se 70% e tyre nuk kanë fletë poseduese të pronave të tyre, edhe pse banojnë në ato prona që një kohë të gjatë.

Me qëllim të zgjidhjes së këtij problem, është ndërmarrë një iniciative për zgjidhjen e këtij problem.

Murat Makolli, njëri nga iniciuesit e kësaj çështje, ka thënë se së bashku me disa jurisit dhe aktivist tjerë të lagjes do të ia përcjellin të gjitha informacionet dhe bazën ligjore se si të bëjnë zgjidhjen e këtij problemi, që sipas tij, po ngulfat banorët e kësaj lagje.

Iniciativat e këtij grupi, sipas tij, nuk do të ketë asnjë përbërje politike apo qëllim politik.

“Ne si lagje kemi pasur një takim me kryetarin e komunës z. Përparim Rama me 31.05.2022, ku vetë ai ka dhëne premtimin që do të zgjidhet problemi i çështjes së pronësisë dhe do të fillojë me ketë që nga muaji shtator i këtij viti”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje për të gjithë banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë.

Unë si banor i kësaj lagje e cila është vetë historia e shtetit të Republikës Kosovës do të ngriti një nismë për definimin e problemit të pronësisë në ketë lagje .

Banorët e kësaj lagje diku 70% nuk kanë fletë poseduese të pronave të tyre edhe pse banojnë në ato prona që një kohë të gjatë .

Ne si lagje kemi pasur një takim me kryetarin e komunës z.Përparim Rama me 31.05.2022 ku vetë ai ka dhenë premtimin që do të zgjidhet problemi i çështjes së pronësisë dhe do të fillojë me ketë që nga muaji shtator i këtij viti.

Unë sbashku me disa jurist dhe aktivist të tjerë do të ja përcjellim të gjitha informacionet dhe bazën ligjore se si të bëjë zgjedhjen e këtij problemi që po e ngulfat edhe banorët e lagjes, por edhe vetë udhëheqjen e kësaj komune .

Iniciativat që do të merren nga ky grup i juristëve dhe aktivistëve do të jetë iniciativë e cila nuk do të ketë as një përbërje politike apo qëllim politikë .

Unë si banorë i lagjes i kam vu vetës si qëllim jetësor për ti ndihmuar banorët e kësaj lagje me zgjedhjen dhe ndihmën sa i përket çështjes pronësore për këta banor.

Kësaj iniciative i janë bashkangjitur disa jurist që janë shumë shumë të aftë për ketë problematik.

Kërkojë përkrahjen e banorëve dhe të zgjedhurve në asamblenë komunale që ta përkrahin ketë iniciativë me të vetmin qëllim për zgjedhjen e problemit pronësorë të banorëve të lagjes Kodra e Trimave.

Me respekt Murat Makolli.