22:52 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kërkesa e pronarit për t’i dhënë vajzës shtëpinë me qira falas: Do të bëhesh skllavja ime e seksit

Në Britaninë e Madhe vijojnë investigimet nga mediat vendase për të denoncuar rastet e favoreve seksuale nga pronarët e banesave me qira.

Tabloidi “The Sun” shkruan se ata janë të gatshëm të japin falas ose me çmim të reduktuar banesat me qira në këmbim të seksit nga qiramarrëset. Një video e re e fshehtë ka filmuar një burrë që i kërkoi favore seksuale një gruaje dhe në këmbim do t’i ofronte pa pagesë apartamentin në një zonë të shtrenjtë.

Ky është rasti i dytë i denoncuar në Britani, por këtë herë “viktimë” ka qenë një gazetare investigative e cila pretendoi të ishte qiramarrëse. Pasi kontaktuan me të, të dy u takuan në një kafene në Londër.

Pronari ra në kurthin e gazetares dhe i ofroi qira falas nëse ajo shkonte me të në shtrat dy herë në javë.

“Ne do të duhet të ndajmë krevatin, kështu që do të flemë bashkë”, i tha ai gazetares investigative të “The Sun”.

E gjithë skena është filmuar nga kamera e fshehtë. I kontaktuar më pas nga redaksia e “The Sun”, pronari mohoi që të kishte kërkuar diçka që është e gabuar.

Favoret seksuale në këmbim të qirasë falas janë një fenomen i ri që po përhapen në Britani.