14:48 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Kërkohej nga gjigantët evropian, ylli danez arrin marrëveshje me Brentfordin

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze Brentford ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin danez Mikkel Damsgaard.

Damsgaard shihet si zëvendësuesi ideal i mesfushorit Christian Eriksen, ku ky i fundit u largua nga Brentfordi si lojtar i lirë dhe iu bashkua Manchester United këtë verë, përcjell KosovaPress.

Tani, Brentfordi e ka gjetur zëvendësimin e Christensen, ku ka mbetur vetëm që të nënshkruhen kontratat me agjentin e Damsgaard.

Ky i fundit do të jetë në Angli javën e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, pasi që Brentfordi ka arritur marrëveshje edhe me Sampdorian për mesfushorin danez për një tarifë transferimi prej 15 milionë eurosh.

Sezonin e kaluar, Damsgaard shihej si një prej talenteve më të mëdhenj në futbollin evropian, pas paraqitjeve në Euro 2020 me Danimarkën, ku kishte tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian si Liverpooli, Real Madrid, Tottenham, Milan e West Ham United.