13:51 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kërkohet debat parlamentar për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Serbisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës kërkesën për debat parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se e ka mbështetjen e 12 kolegëve tjerë deputetë nga radhët e opozitës.

Sipas tij, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, i intensifikuar sidomos kohëve të fundit, duhet të merr përgjigje të ashpër nga Kosova.

“Zjarri të luftohet me zjarr!

I mbështetur nga 12 kolegë deputetë të tjerë nga radhët e opozitës (shih nënshkrimet), sot dorëzova në Kuvend të Republikës së Kosovës Kërkesën për Debat Parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike (përfshirë Embargon) dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti. Si edhe shihet në arsyetim, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, i intensifikuar sidomos kohëve të fundit, duhet të merr përgjigje të ashpër nga Kosova. Thjeshtë, e drejta e Kosovës për tu vetmbrojtur nga agresioni i drejtpërdrejtë i Serbisë mbizotëron çfarë do oblgimi ndërkombëtar që Kosova mund të ketë marrë përmes marrëveshjeve bilaterale apo multilaterale”, thuhet në njoftimin e tij./Indeksonline/