08:49 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kërkohet mbështetje institucionale, që Kosova të njihet në hapësirën kibernetike

Udhëheqësi i komuniteti për siguri kibenertike dhe privatësi, Mentor Hoxhaj, kërkon mbështetje institucionale që Kosova që njihet në hapësirën kibernetike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj, u adresohet presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se njohja e Kosovës në hapësirën kibernetike është po aq e rëndësishme sa njohjet shtetërore.

Ky është postimi i plotë i tij:

I nderuari z. Thaçi, president i Republikës

I nderuari z. Kurti – kryeministër

Njohja e Kosovës në hapësirën kibernetikë është po aq e rëndësishme sa njohjet shtetërore!

Andaj, kërkojmë mbështetjen tuaj që në hapësirën kibernetike të identifikohemi si banorë të Kosovës!

CSP-ja mbetet e përkushtuar që Kosova të jetë e njohur në Cyberspace. Kjo është një rrugë që kërkon mbështetjen shtetërore, institucioneve publike, private dhe JUVE banorëve të Cyberpspacet.

Sepse JU më se miri e kuptoni se çka do të thotë të kesh identitetin tënd në Cyberspace!