18:36 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kërkohet ndihmë financiare për gruan që u aksidentua dje në Prishtinë dhe humbi fëmijën

Gjatë ditës së djeshme një aksident i rëndë ndodhi në Prishtinë.

Nga një kamionetë në lëvizje u godit gruaja e cila ishte shtatzënë dhe po ecte përgjatë trotuarit.

Përpos që u godit fuqishëm nga kjo kamionetë, viktima humbi edhe fëmijën. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ajo tashmë është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Për t’u trajtuar asaj i duhet të transferohet në Tiranë apo në Shkup dhe për këtë i nevojiten mjete financiare, transmeton Indeksonline.

Kushdo që ka mundësi ta ndihmojë atë  le të kontaktojnë në numrin e shënuar më poshtë.

Numri kontaktues është: 043 857 755-Valon Tahiri./Indeksonline/