15:44 / E Martë, 14 Korrik 2020 / Blerim

Kërkohet ndihmë/ Nipi 14 vjeçar i vdiq në aksident, edhe Bashkim Fazliu rrezikon jetën

Kërkohet ndihmë për shërimin e Bashkim Fazliut!

Bashkim Fazliu është aksidentuar me traktor në Brecë të Podujevës, në të cilin aksident ka mbetur i vdekur edhe nipi i tij 14 vjeçar, Gentian Fazliu.

Nëse nuk sigurohen paratë për ta dërguar për operim jashtë vendit, jeta e Bashkimit është në rrezik. Operimi behet ne boshtin kurrizor dhe palcën kurrizore, ku Bashkimi është i lënduar, operim i cili kushton shumë dhe familja e ka të pamundur që të siguroj këtë shumë.

I lusim të gjithë ata që kanë mundësi, që sa më shpejt të na ndihmojnë financiarisht në llogarinë bankare si më poshtë!