10:48 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / LB

Kërkohet nga PSG-ja, Bellingham nuk preferon transferimin në Francë

Kërkohet nga top-klubet evropiane përfshirë edhe PSG-n, por sipas medieve britanike, ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham nuk preferon kalimin në Francë.

Mesfushori i shumë kërkuar ende nuk ka vendosur së ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Supertalenti anglez thuhet se do të largohet nga ‘milionerët’ e Gjermanisë, edhe pse akoma nuk ka vendosur për klubin e tij të ri.

Bellingham siç raportohet, nuk preferon transferimin në Ligue 1 në këtë fazë të karrierës së tij.