75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 24 Mars 2026 / b l

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin bashkëpunues në çështjen penale “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., Komuna e Skenderajt, për shkak të dyshimit të veprës penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 mars 2026, në restorantin “Mero” cili gjendet në fshatin Uglar, Komuna e Fushë-Kosovës, i pandehuri R.K., ka kanosur seriozisht se do ta vrasë të dëmtuarin A.Q., i cili është dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica” , në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ka qenë në një dasëm me familjarë, i pandehuri i cili nuk ishte mysafir në këtë dasmë ka hyrë në tualet pas tij dhe ka kanosur me fjalët se “vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e  kisha lanë”, i cili kërcënim ka shkaktuar ankth dhe frikë tek i dëmtuari i cili në procedurën penale në rastin “Brezovica” ka dhënë dëshmi në cilësi të dëshmitarit bashkëpunës kundër disa të pandehurve e në mesin e të cilit ka qenë edhe i pandehuri R.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi”. Andaj, sipas prokurorisë, ai me këto veprime do të kryente veprën penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale“ nga neni 387 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurit R.K., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën në kundërshtim me Ligjin për armët nga neni 05/L-022, me këtë do të kryente veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.