14:25 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Kërkohet paraburgim për 31 vjeçarin, la shtatëzënë 16 vjeçaren e cila është në gjendje të rëndë në QKUK

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç’’, nga neni 240 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 korrik 2020, në Komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse kishte qenë në dijeni se e mitura është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me dashje kishte krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatzënësinë.

 Me këto veprime dyshohet se ai ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48-orësh.