75 Mall Live Search
12:37 / E Hënë, 27 Prill 2026 / P M

Kërkohet për lëndim të lehtë trupor, policia publikon foton e ferizajasit

Policia në Ferizaj po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare “The Village”.

“Me autorizim të prokurorit të shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: Numrit emergjent 192. Stacionit më të afërt policor apo aplikacionin digjital ”Lajmëro policinë”. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "POLICE PERSON ΝE KẼRKIM KẼRKESE PẼR BASHKEPUNIM ME Vepra: Lendim ilehtë trupor Personi nẽ fotografi dyshohet se me daten 10.12.2025, nẽ rrugen "Ahmet Kaçiku ne afërsi tẽ qendres The Village Shopping fun" nẽ Ferizaj, ka kryer vepren penale "Lëndim lehté trupor" Çdo informacion lidhur rastin, perfshire personat mund dergohet adresën elektronike info@kosovopolice.com 192 OSE 0800 19999 RAPORTO 192 APO PERMES APLIKACIONIT: LAJMERO POLICINE"