11:30 / E Diele, 28 Maj 2023 / LB

Kërkohet që ilaçi kundër kancerit “Valamar” të futet në listën esenciale të barnave

Kryetarja e shoqatës së pacientëve me kancer, Violeta Pirana, ka thënë se ilaçi “Valamar” që kuron sëmundjen e kancerit duhet të futet në listën esenciale të barnave.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se numri i pacientëve që e marrin këtë ilaç është shumë i madh dhe se ky ilaç duhet të merret tërë jetën jo vetëm një kohë të caktuar.

“Nuk ka të drejtë askush të dënoj me vdekje pacientin duke mos ja aprovuar ilaçin për jetë. Onkologët e KO duhet të insistojnë më tepër për ‘Ribociklib’. Ilaçi kushton shumë shtrenjtë dhe buxheti i familjeve kosovare nuk mund të mbuloj këtë ilaç”.Prandaj ftoj të gjithë që marrin ‘Ribociklib’ të lajmërohen që të kemi numrin e saktë. Askush,  pra askush nuk ka të drejtë të mohoj të drejtën e jetës së qytetarit. LE është nënshkruar, por ‘Ribociklibi’ nuk është në këtë listë e që do të duhej medoemos të ishte”, ka thënë Pirana.