12:05 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kërkohet refuzimi i projektligjit për financimin e partive, përplasje mes shoqërisë civile dhe sigurimit të PDK-së

Përfaqësuesit e shoqërisë civile janë përballur me sigurimin te selia e Partisë Demokratike e Kosovës, të cilët me dhunë kanë larguar ata nga oborri i kësaj partie, përcjellë Indeksonline.

Para hyrjes , drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka kërkuar nga kryetari i PDK-së përgjegjësi për dhunën e sigurimit të kësaj partie ndaj pjesëmarrësve.

Ai ka kërkuar nga Veseli që të sigurohet e drejta për të protestuar e siguria për ata që protestojnë.

Në fund, Kryeziu kërkoi nga Veseli që Kuvendi të tërheq ligjin, i cili sipas tij nuk garanton transparencë.

“Marshi i refuzimit” ka filluar në sheshin “Skënderbeu” dhe i njëjti që nga ora 10:00 ka vazhduar në selitë e disa partive politike në Kosovë.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Ky projektligj fillimisht i hartuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me organizatat joqeveritare ishte miratuar nga ekzekutivi, mirëpo me kalimin e tij në kuvend dhe shqyrtimin e tij në komisionet parlamentare ai ishte ndryshuar. Ndryshime me të cilat nuk janë pajtuar shoqëria civile. /Indeksonline/