10:34 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Shtyhet votimi i rekomandimeve për rastin Deharin

I plotësuar- Kërkesën e tij e kanë mbështetur edhe shefat e grupeve parlamentare të partive të tjera.

Kryesuesi i kësaj seance, Xhavit Haliti me pëlqimin e deputetëve ka shtyre këtë pikë./Indeksonline/

…………………………..

Glauk Konjufca, deputeti i Vetëvendosjes, ka kërkuar të shtyhet pika e rëndit të ditës, votimi për rekomandimet për rastin Dehari.

Konjufca ka thënë se për shkak të arrestimit të shtatë e deputetëve është e pamundur votimi.

Ai poashtu ka kërkuar shtyje të kësaj deri në lirimin e tyre.

“Për shkak të seancës së demarkacionit dhe arrestimit të deputetëve, sot janë pamundësuar kushtet për të trajtuar këtë pikë të rëndit të ditës se na mungojnë shtatë deputetët. Kërkojmë lirimin e tyre, gjithçka çka kanë bërë kanë qenë e nevojshme se bindjet e tyre janë vendimi për demarkacionin ka qenë vendim i dëmshëm. Kjo pikë e rëndit të ditës nuk mund të diskutohet pa deputetët e VV-së” ka thënë Konjufca.