23:40 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kërkohet vëmendje institucionale për sigurimin shëndetësor për policinë

Janë rreth 8.000 pjesëtarë me uniformë të Policisë së Kosovës të cilët nuk kanë ende sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Zëvendëskryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, ka thënë për “Epoka e re” se kërkesa për sigurime shëndetësore ka hasur në vesh të shurdhër nga institucionet.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e punës së policëve, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka apeluar që sa më shpejt të gjenden alternativa për këtë çështje.