75 Mall Live Search
08:10 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Kërkoi dikë vetëm për ta lënë shtatzënë, dashurohet marrëzisht pas tij

Dhjetë muaj më parë, Jessica e cila është mbi të 30-at kishte shumë dëshirë të mbetej shtatzënë.

Kishte një seri marrëdhëniesh të dështuara kështu që ajo provoi një qasje radikale të re- duke publikuar një “ofertë” online.

Rezultati doli të jetë shumë më mirë se që kishte shpresuar.

“Unë jam në të 30-at dhe kam hequr dorë nga kërkimi i zotërinjve të duhur dhe atyre të gabuarit. Thjeshtë, dua një fëmijë”.

Kjo kërkesë u postua edhe në Craigslist, një faqe interneti më e njohur për mallrat e dorës së dytë.

“Babai i mundshëm duhet të jetë mbi 1.70 i gjatë, nën moshën 40 vjeçe dhe i gatshëm të bëj një kontroll totale”, thuhej në kërkesë.

Atij gjithashtu i  kërkohej që të kishte “seks të shpeshtë” për disa ditë.

Kështu pasi mori një numë përgjigjesh, ajo kishte vendosur të lë  një takim që në atë mbrëmje me atë që ishte më premtuesi.

Një vit më parë, Jessica kishte qenë në një marrëdhënie afatgjate me një person të quajtur David. Ajo donte fëmijë, ndërsa ai nuk e kishte me nxitim.

Ajo kishte dashur të ketë fëmijë që kur kishte bërë 30 vjet dhe ishte ziliqare ndaj miqve që kishin filluar familjet.

Pas shumë kërkesave, ajo kishte marrë një email nga Ross.

“Ai ishte 33 vjec dhe gjithashtu jetonte në Londër. Ai tha se kishte disa marrëdhënie jo serioze, por ai tha se donte të kishte fëmijë”, tha Jessica.

Ata ranë dakord të takoheshin për pije atë mbrëmje.

“Mendova se ai ishte shumë më i mirë sesa që dukej në fotografi”, tha ajo.

Ata zbuluan se kishin besi të ndryshme fetare, mirëpo u pajtuan që kjo nuk kishte shumë rëndësi në këtë rast.

Por, Jessica dhe Ross u puthën që në takimin e parë.

“Ndjeva shumë rehati kur isha me të”, tha ajo.

Disa ditë më vonë ata patën një darkë dhe organizuan të kishin kontrolle te doktori para se të fillonin për fëmijën. Kështu, pas takimit të tyre të katërt ata vendosën të kishin marrëdhënie seksuale, për të parë nëse ata përshtateshin fizikisht.

“Ishte vërtetë shumë mirë. Ne filluam të përpiqeshim për fëmijën, duke e ditur se do mund të duhej kohë”.

Kështu, brenda pak javësh Jessica po mbante një test pozitiv të shtatzënisë. Ajo kishte mbetur shtatzënë gjatë ciklit të saj të dytë.

Por me këtë rast ajo kishte filluar ta kuptoj se kishte rënë në dashuri me Ross.

Ajo thotë se ata kishin filluar të grindeshin se kush do ta mbante foton origjinale me ultratinguj dhe nëse do shpenzonte para për të gjetur gjininë e fëmijës më herët.

Megjithatë, kjo gjë e çoi Jessican në një zbulim të papritur. Ajo kishte kërkuar për një baba të fëmijës së sa dhe jo për një partner, por grindjet e bënin atë të kuptonte se ajo në fakt kishte ndjenja për Rossin.

“Kuptova se të qenit i zemëruar me atë, më bëri të trishtuar dhe e kuptova se ndjeja për të. Unë isha e shqetësuar se ndoshta ai ishte i kujdesshëm dhe i vëmendshëm vetëm për shkak se po mbaja fëmijën e tij”, ka deklaruar ajo.

Në këtë mënyrë ata i treguan dhe prindërve për shtatzëninë, por nuk i treguan se si ishin takuar. Sipas tyre, familjet e tyre shkonin shumë mirë.

Kështu ata jetuan së bashku për një vit dhe 2 muaj së bashku si prindër.

Gjatë kësaj kohe ata kanë kaluar shumë mirë dhe përveç kujdesit ndaj fëmijës, ata thonë se kanë mësuar dhe shumë gjëra për njëri tjetrin.

Gjatë kësaj kohe, Jessica ishte në pushim të lindjes ndërsa Ross punon dhe kur kthehet nga shtëpia ata kalojnë një kohë të mrekullueshme së bashku.

Në këtë mënyrë, ata vetëm se kanë filluar të sillen si një çift normal dhe ndoshta mund të pritet edhe martesë nga ta./Indeksonline/