16:45 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kërkojnë medalje në Abu Dhabi, ja orari i Majlindës, Norës, Lorianës e Akilit

Grand Slami i Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe është stacioni i radhës në rrugën e gjatë drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020 për ekipin tonë të xhudos, të cilët suksesshëm po e ndjekin normën Olimpike.

Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) prej nesër (e enjte) deri të shtunën do të synojnë të fitojnë medalje e radhës.

Majlinda dhe Nora garojnë nesër, Akili të premten, ndërsa Loriana të shtunën./Indeksonline/