21:08 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kërkon të largohet nga Real Madridi duke refuzuar të stërvitet me skuadrën (Foto)

E ardhmja e Mateo Kovacic duket të jetë shumë larg kampionit të Evropës, Real Madridit, transmeton IndeksOnline.

Siç raporton Marca, Kovacic është duke u ”rebeluar” në mënyrë që ta detyrojë klubin të largohet këtë verë.

Konkretisht, Kovacic është duke refuzuar të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë në ”grevë” derisa e ardhmja e tij të qartësohet.

Ky lajm mund të jetë natyrisht i mrekullueshëm për klubet e interesuara për të, e sidomos për Tottenhamin, klub që ka shfaqur interesim për lojtarin.

Image result for kovacic

Artikulli i Marca nuk e përmend ndonjë klub të interesuar për Kovacic. Lajmi tjetër i keq është se Madridi e konsideron Kovacicin të ”pashitshëm”./IndeksOnline/