09:27 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kovacic tashmë ka vendosur të largohet, por mund të ndryshojë mendje nëse i plotësohet kjo kërkesë

Mateo Kovacic është rikthyer në stërvitje te Real Madridi dje pas përfundimit të pushimeve të tij pas Kupës së Botës, dhe tani ai është në ”Valdebebas”.

Të hënën, ai u stërvitë me anëtarët e Real Madrid Castillas, si dhe me bashkëlojtarët nga skuadra e parë, Casemiro, Marcelo dhe Raphael Varane, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, kroati mbetet i vendosur që të largohet nga kampioni evropian këtë verë, dhe madje e ka konsideruar mundësinë e refuzimit të pjesëmarrjes në stërvitje që ta detyrojë klubin për shitjen e tij.

Para se të rikthehej nga pushimet, trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui u takua me finalistin e Kupës së Botës në Madrid, ku Kovacic tregoi dëshirën e tij për t’u larguar.

Madje, Kovacic iu ka treguar bashkëlojtarëve të tij për vendimin e tij për t’u larguar. Por, klubi madrilen deri më tani ka insistuar se lojtari nuk është për shitje.

Kjo pasi që Real Madridi e sheh Kovacicin si lojtar të rëndësishëm për skuadrën. Por, Kovacic insiston se e ardhmja e tij duhet të jetë diku tjetër. Ai beson se meriton më shumë minuta në formacionin bazë.

Dhe kur ai bisedoi me Lopeteguin, Kovacic kërkoi që t’i garantohej më shumë minutazh në formacionin startues në mënyrë që ta ndryshonte mendjen.

Pavarsisht kësaj, Lopetegui mbetet i bindur se mund ta bindë ish-anëtarin e Interit për të qëndruar./IndeksOnline/