09:05 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kërkuan modernizim zone, qyteti hap rrugë, që s’çon askund

Banorët në qytetin rumun Piatra Neamt, janë habitur nga një rrugë e re që nuk të çon askund.

Rruga prej 200 metrash, që kushtoi 100. 000 euro, përfundon në një fushë, por kryebashkiaku thotë se rruga është pjesë e planit për modernizimin e zonës.

Në Rumani aktualisht ka protesta të shumta për mugesën e infrastrukturës rrugore. Në mars të këtij viti, trafiku u bllokua në Bukuresht pasi disa shoferë ndaluan makinat e tyre 15 minuta, duke kërkuar rrugë.