18:14 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / Blerim

Këshilla e Zidanes pak minuta para ndeshjes: Luani ashpër, ata janë mësuar me këtë

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Chelseat dhe Real Madridit në UEFA Champions League.

Pak orë para ndeshjes, trajneri francez, Zinedine Zidane është kapur nga kamerat duke i dhënë këshilla lojtarëve të tij, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç kuptohet, ‘Zizu’ i ka këshilluar lojtarët e tij të luajnë më ashpër sepse klubi i Chelseat e ka në qejf këtë mënyrë.

“Shumë agresiv, sepse ata janë mësuar me këtë… shumë ashpër”, u ka thënë lojtarëve tekniku francez.

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur në ‘Di Stefano’ ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1 me 1./IndeksOnline/