15:04 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Këshilla mobilimi për të fituar më shumë hapësirë në shtëpi

Ndriçimi, ngjyrat, mobiliet, dekori i brendshëm, etj janë disa nga gjerat për te cilat duhet te kujdeseni për te pasur me shume hapësirë ne shtëpi.

Përdorni ndriçimin e duhur. Dekori juaj mund te jete perfekt, por një ndriçim jo i mire do prishte gjithçka.

Ne një ambient te vogël kjo është edhe me e rëndësishme. Zonat e errëta dhe pa drite e zvogëlojnë hapësirën. Për një ndriçim me te mire duhet te studioni mire vëllimin e atij ambienti, ne kënde te ndryshme dhe ne çdo ore te ditës. Kjo do iu ndihmoje qe iu te gjeni vendet ku duhet vendosur drita.

Nëse dhoma juaj nuk është shume e larte është mire qe dritat te drejtohen për lart. Se fundmi, luani edhe me aksesoret. Disa shandanë te bukur me qirinj te vendosur para një pasqyre do japin pamjen e thellësisë.

Vendosini mire mobiliet dhe aksesoret e dekorit. Pasi keni matur mire vëllimin e ambientin dhe pasi keni zgjedhur mobiliet e aksesoret, vjen edhe momenti për t’i vendosur ato neper vendet e duhura. Nëse doni te keni me shume hapësirë duhet t’i vendosni me kujdes dhe ne sasi jo te madhe sepse kjo do jepte pamjen e një rrëmuje te vërtetë. Nga ana tjetër duhet te shmangni me çdo kusht te vendosni mobilie ne mes te ambientit apo afër vendeve ku kaloni shpesh.