07:27 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këshilla për kujdesin ndaj fytyrës

A keni menduar ndonjëherë pse të njëjtat këshilla rreth kujdesit të lëkurës vazhdojnë të përsëriten në artikuj të ndryshëm në të gjitha llojet e portaleve? Arsyeja nuk është në faktin se redaktorët ose gazetarët nuk kanë fantazi, por në faktin që shumica e lexuesve thjesht nuk ndjekin këshillat e thjeshta që ofrohen. Ndoshta, është koha për të mos humbur paratë duke blerë produkte kozmetike të shtrenjta që premtojnë mrekullira dhe thjesht filloni nga bazat.

-Ndryshimi I shpeshtë I produkteve: Nuk është e lehtë të rezistosh në blerjen e një kremi tjetër të fytyrës ose të një serumi, sidomos kur revistat vazhdojnë të na tregojnë përmbledhje të pafundme të produkteve më të mira të bukurisë të sezonit, ndërsa dyqanet kozmetike vazhdojnë të bëjnë njoftime për e zbritje. Megjithatë, ende vlen të bëni më të mirën për t’i rezistuar, veçanërisht nëse keni disa produkte në shtëpi që ju përshtaten plotësisht. Ky është gabimi thelbësor, sepse ndryshimi i produkteve kaq shpesh mund të bëjë fytyrën tuaj të humbasi balancën.

-Përdorimi i skrabit përditë: Lëkura jonë rigjenerohet pa asnjë ndihmë “ekstra”; megjithatë, ne ende vazhdojmë të përdorim çdo produkt që gjejmë për të shpejtuar këtë proces. Po, pastrimet mund të ndihmojnë lëkurën tuaj si edhe për ta pastruar atë, por nëse e bëni këtë çdo ditë ju rrezikoni të privoni lëkurën tuaj nga shtresa mbrojtëse e saj.

-Mos përdorimi I solucioneve të pastrimit: Për të lehtësuar rutinën tuaj të mbrëmjes shpesh përdorni pastrues ose dhe vetëm ujë te rrjedhshëm.Dduke bërë kështu, jo vetëm që ju kurseni disa minuta, por gjithashtu është e sigurtë që keni lënë grimca të tualetit në fytyrën tuaj dhe kjo mund të çojë në bllokimin e poreve. Prej kësaj krijohën aknet dhe kështu me rradhe. Përdorni gjithmon ënjë larës me pambuk pas produkteve apos apunit që përdorni fillmisht.

-Nuk përdorni toner: Toneri është pjesa më e rëndësishme nga produktet e fytyrës pasi ai balancon lekyrën tuaj. Nqs produktet e larjes e thajnë së tepërmi ose e yndyrosin ate, toneri ndihmon për balancimin e saj.