12:29 / E Enjte, 19 Shtator 2019

Këshilla për një lidhje të suksesshme

Të gjithë herët a vonë janë në kërkim të një lidhjeje apo njohjeje me dikë që më pas mund të jetë edhe partneri apo partnerja e jetës. Ja disa këshilla kryesisht për femrat sesi duhet të veprojnë që të kenë një njohje apo lidhje të suksesshme.

1. Kujdes, mos i trajtoni partneret sikur të jenë shoqet tuaja. Meshkujt kanë një psikologji shumë të ndryshme nga femrat, ndaj mos u përpiqni që të gjeni tek ata atë konfidencialitet që do të kërkonit dhe gjenit te shoqet tuaja.

2. Lërini gjerat të shkojnë në rrjedhën e tyre. Lëreni raportin që të formësohet në rrjedhën e kohës. Gjerat do të duhet të zhvillohen natyralisht dhe se përgjegjësitë e gjithë secilit të përpunohen si rrjedhojë e dashurisë dhe ndjenjave të thella.

3. Jo bindje për gjithçka. Edhe pse publikisht do të betoheshin, meshkujt përgjithësisht nuk i pëlqejnë të tilla femra, madje shpesh ato i duken të mërzitshme. Ndaj veçanërisht në fazën e para të raportit mos tentoni të jeni dakord për çdo gjë.

4. Mos hiqni paralele. Këtu është fjala për rikthimin tek kujtimet e marrëdhënieve me ishin tuaj. Është e nevojshme të dini se e kaluara nuk rikthehet, ndërsa e tanishmja duhet vlerësuar.

5. Të shkosh shpejt në shtrat. Edhe pse duket si këshillë prej gjysheje, ajo është shumë aktuale. Pritshmëria dhe koha e gjatë se bashku është mënyra më e mirë për të njohur më mirë njeri-tjetrin.