15:08 / E Enjte, 20 Qershor 2019

Këshilla për një ushqim të sigurt gjatë ditëve të nxehta

Ekspertët e Shëndetit Publik të Shqipërisë kanë dhënë disa këshilla për një ushqim sa më të sigurt në ditët e nxehta të stinës së verës.

Sipas tyre, ngjyra e mishit nuk është një shenjë e besueshme nëse mishi është i sigurt për t’u ngrënë.

Mishi mund të marrë ngjyrë kafe përpara se të gjitha bakteret të kenë ngordhur. Ndaj, ekspertët rekomandojnë që të kontrolloni temperaturën e mishit që po gatuani në skarë duke e hequr nga skara dhe duke e vendosur në një pjatë të pastër.

Meqenëse ndotësit e ndryshëm të ushqimit nuk mund t’i shikojmë̈, shijojmë̈ dhe ndiejmë̈, efshtë̈ e rëndësishme që ushqimi të gatuhet në një temperaturë të sigurt për të shmangur helmimin nga ushqimi.

Temperaturat e gatimit për mishin, mishin e shpendëve dhe prodhimet e detit janë të ndryshme, por variojnë midis 70°C dhe 75°C.