15:45 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / k.v

Këshilla profesionale nga Spitali klinik Zhan Mitrev: Ja çfarë duhet të dini për gjëndrat tiroide

Sigurisht keni dëgjuar për gjëndrën tiroide. Ndoshta edhe jeni përballë edhe ju ose ndonjë i njohur i juaj me këtë sëmundje. Ndonëse është çrregullim shëndetësor që prek të dy gjinitë, gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të tiroides në krahasim me burrat gjatë jetës së tyre.

Sipas Spitalit klinik Zhan Mitrev, gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroidit, i cili kontrollon shumë aktivitete të trupit, duke përfshirë shpejtësinë e djegies së kalorive dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës.

Varësisht nga sasia e prodhimit të tij, mund të ndihemi më të lodhur ose aktiv, madje mund të ndikojë edhe në rritjen apo humbjen e peshës trupore të individit.

Për fat të keq, gratë pas shtatzanisë ose menopauzës janë më të prekura nga kjo sëmundje.

Kushtet e ndryshme patologjike të gjëndrës tiroide shkaktojnë prodhim më të ulët ose më të lartë të hormoneve tiroide. Në varësi të sasisë së hormoneve që prodhon gjëndra tiroide, mund të ndiheni aktiv ose të lodhur, mund të shtoni ose humbni peshë. Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje tiroide në krahasim me burrat, veçanërisht pas shtatzënisë ose menopauzës.”, theksojnë nga spitali klinik Zhan Mitrev.

E vendosur në bazën e qafës, pak poshtë mollës së Adamit, gjëndra sekreton hormonin e tiroidës, i cili përmes qarkullimit të gjakut arrin në të gjitha pjesët e trupit, duke kontrolluar metabolizmin e trupit.

Çfarë probleme shëndetësore mund të shkaktojë gjëndra tiroide tek gratë, që është gjinia më e prekur nga kjo sëmundje?

Sipas eskpertëve të Spitalit klinik Zhan Mitrev, gratë e prekura nga sëmundjet e tiorides mund të kenë probleme me ciklin menstrual, probleme për të mbetur shtatzënë, probleme gjatë shtatzënisë.

Ndonjëherë simptomat e shkaktuara nga problemet e tiroides ngatërrohen me simptomat e menopauzës. Sëmundjet e tiroides (veçanërisht hipotiroidizmi) kanë më shumë gjasa të shfaqen pas menopauzës.”, paralajmërojnë ekspertët e spitalit të njohur në Maqedoninë e Veriut.

Sëmundjet nga të cilat preken më shumë gratë janë: çrregullimet që shkaktojnë hipotiroidizëm, tiroiditi, gusha, nodujt apo nyjet e tiroides, karcinoma të gjëndrës tiroide.

Informacionet e lartpërmendura janë ofruar nga ekspertët e Spitalit klinik Zhan Mitrev, në kuadër të muajit të shëndetit të gruas, e që përkujtohet çdo tetor.

Ekipi i specialistëve endokrinologë dhe internistë në Spitalin klinik Zhan Mitrev është në dispozicionin tuaj për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha ndryshimeve të gjëndrës tiroide.”, shtojnë nga ky spital.