20:26 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Këshilla të ekspertes së grimit: Cila ngjyrë hijesimi më mirë i përshtatet ngjyrës së syve tuaj?

Theksimi i bukurisë së syve dhe zgjedhja e përshtatshme e ngjyrës së hijesimit ndonjëherë vërtet janë “punë” e vështirë.

Ngjyrën natyrale të syve e trashëgojmë nga prindërit tanë, ndërkaq falë pigmenteve të llojllojshme në bebëzën e syve, e përcakton ngjyra e tyre.

Spektri i ngjyrave te njerëzit është vërtet i madh, mirëpo më së shpeshti sillet nga e gështenjta bazë dhe e kaltra deri te e gjelbra.

Për ta theksuar më shumë bukurinë natyrore të syve, na ndihmojnë hijesimet, transmeton Telerafi.

Cila ngjyrë e hijesimit më së miri i përshtatet ngjyrës së syve, ka zbuluar ekspertja Erin Guth për RD.

1. Sy të gjelbër. Për personat të cilët kanë sy të gjelbër Erin rekomandon hijesimet në nuanca ngjyrë vjollce. Ngjyra e kumbullave, vjollcë shkëlqyese apo ngjyra e verës së zezë më shumë do të theksojë ngjyrën e gjelbër të syve.

2. Nuanca portokalli, ngjyrë pjeshke, ngjyra e ngrohtë e trëndafiltë dhe nuanca e bronztë u përshtatem perfekt syve të kaltër.

3. Sy të hirtë. Për t’i theksuar sytë e hirtë, më së miri është të përdoret hijesimi i ngjyrës së trëndafiltë, së kuqes së errët apo të gështenjtë.

4. Sytë ngjyrë të kaltër. Nuancat e shndritshme dhe të zjarrta të ngjyrës vjollcë më së shumti u përshtaten syve ngjyrë të kaltër.

5. Sytë ngjyrë të gështenjtë të shndritshëm. Përdorni nuancat bezhë, ngjyrë ari, ngjyrë qelibari të verdhë dhe hijesimin e ngjyrës së bishtajoreve.

6. Ngjyra e gështenjtë e errët. Ngjyra vjollce apo e artë janë zgjedhje ideale. Këto ngjyra theksojnë në mënyrë të shkëlqyeshme thellësinë e nuancës së errët.