07:12 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këshilla të thjeshta për të pasur mollëza të trëndafilta në mënyrë natyrale

Mollëzat e trëndafilta nuk janë një problem nësekeni një party ose një ceremoni, pasi ekzistojnë pa fund produkte make up-i për t’i theksuar ato. Por nëse nuk dëshironi t’i përdorni edhe në jetën e përditshme këto produkte për shkak të kimikateve që përmbajnë, mund të mësoni disa mënyra natyrale për t’u dhënë mollëzave tuaja një shkëlqim rozë.

Menaxhoni zemërimin dhe stresin

Mund t’ju duket e habitshme por stresi dhe zemërimi shkatërrojnë shkëlqimin natyral të lëkurës suaj. Përpiquni t’i mbani larg ato përmes meditimit ose teknikave të yoga-s. Gjumi është gjithashtu shumë i rëndësishëm kur vjen fjala për lëkurë të bukur. Nëse nuk pushoni mjaftueshëm do të thotë që nivelet tuaja të stresit nuk po neutralizohen. Kur ju flini, lëkura prodhon vajra të cilat e ushqejnë atë gjatë kësaj kohe.

Vitaminë E dhe vitaminë C

Këto vitamina janë të domosdoshme për shkëlqimin natyral të lëkurës. Dhe bëhet fjalë për vitaminat E dhe C. Në rast se shihni që buzët tuaja po thahen ose lëkura juaj e fytyrës duket e pa jetë dhe më e thatë se zakonisht, mund të jetë pamjaftueshmëria e këtyre vitaminave. Konsultohuni me një specialist bukurie dhe merrni kapsula shtesë për vitaminat E dhe C.

Gjithashtu mund të aplikoni një pastë të përbërë nga lëkura të grira portokalli, një kapsulë vitamine E dhe krem qumështi. Aplikojeni këtë përbërje veçanërisht tek mollëzat për njëzet minuta. Pas kësaj, lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme

Konsumoni ushqime të pasura me karotenoide. Karotenoidet janë ngjyrat portokalli, të verdha e të kuqe të gjendura tek perimet dhe janë pikërisht ato që e sigurojnë këtë ngjyrë. Kështu që përfshini ushqime shumëngjyrëshe në dietën tuaj si për shembull domatet, karotat, pjeshkët, specat e kuqe dhegjithçka tjetër shumëngjyrëshe.

Eksfolioni mollëzat

Eksfolimi është jetik për të pasur një ngjyrë natyrale të lëkurës pasi qelizat e vdekura ndikojnë në tonalitetin e saj duke e bërë të duket pa jetë dhe pa shkëlqim. Eksfolimi i vazhdueshëm largon pluhurat, qelizat e vdekura dhe thekson ngjyrën e mollëzave. Përgatisni një skrab me tërshërë dhe qumësht ose mjaltë. Aplikojeni shpesh në lëkurën tuaj.

Sheqer

Bëni masazh me sheqer tek mollëzat pasi i keni lyer me krem për tre deri në katër minuta e më pas lajini. Nëse e përsërisni shpesh këtë teknikë, do të keni mollëza të kuqe vetëm në pak javë.