08:52 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare, e cilëson historike marrëveshjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Marrëveshja e arritur për kthimin e linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që edhe Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së të reagojë përmes një postimi në Twitter.

Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare e ka quajtur historike ditën kur edhe është nënshkruar.

“Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuara përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare.

Kujtojmë se lidhur me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka potencuar se të gjithë kishin thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

“Të gjithë thonin se nuk mund të bëhet. Për herë të parë, do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës. Një fitore tjetër. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si edhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti Trump.

Nga ana tjetër ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, e ka cilësuar si një fitore tjetër të presidentit amerikan Donald Trump.