18:18 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këshilli drejtues i UP-së zgjedhë anëtarët e ri, Ujkan Bajra emërohet kryesues

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me 24/10/2019, në bazë të nenit 19, pika 1 e Statutit të UP-së, si dhe nenit 5, pika 1 dhe 2 të Rregullores mbi punën e KD-së, e ka bërë verifikimin e mandateve të anëtarëve të ri dhe konstituimin e Këshillit Drejtues. Me këtë rast, KD-ja ka zgjedhur kryesues, dr. sc. Ujkan Bajren dhe zv. Kryesues, prof. ass. dr. Fadil Osmanin.

Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës ka gjithsej 9 anëtarë, 4 nga të cilët propozohen nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa 5 anëtarë zgjidhen nga Senati i UP-së.

Anëtarë të Këshillit Drejtues janë:

  1. Dr. sc. Ujkan Bajra – kryetar i KD-së;
  2. Prof. ass. dr. Fadil Osmani – zv. Kryetar i KD-së;
  3. Mr. sc. Drita Shoshi – Begolli – anëtare e KD-së;
  4. Mr.sc. Laura Kryeziu-Selimi – anëtare e KD-së;
  5. Prof. asoc. dr. Zenun Halili – anëtar i KD-së;
  6. Prof. i rreg. Alberta Troni – anëtare e KD-së;
  7. Prof. dr. Naser Kabashi  – anëtar i KD-së;
  8. Prof. dr. Kemajl Bislimi – anëtar i KD-së;
  9. Prof. ass. dr. Bedri Bahtiri – anëtar i KD-së.

Biografi e shkurtër e kryesuesit të KD-së:

Ujkan Bajra ka mbaruar me suksese të lartë studimet themelore (4 vjeçare) dhe ato të nivelit master në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. Studimet e doktoratës i ka vazhduar dhe përfunduar në Universitetit e Lubjanës, Fakulteti Ekonomik, ku njëkohësisht edhe ka punuar si asistent/hulumtues shkencor në këtë Fakultet. Ka përvojë mbi 15 vjeçare në pozita drejtuese në institucionet e Republikës se Kosovës, përfshirë këtu edhe ato të arsimit të lartë. Ai ka shërbyer në cilësi të anëtarit të KD-së në Universitetin e Prishtinë dhe të Pejës, dhe ka mbi 8 vite përvojë si ligjërues në këto universitete. Ujkani është i dëshmuar me punimet shkencore të publikuara në revista shkencore me indeksim në platformat më të pranueshme ndërkombëtare, si në: Web of science dhe SCOPUS. Përvoja e tij prej pedagogu, shkencëtari të dëshmuar, pastaj anëtari të KD-së në Prishtinë dhe Pejë, si dhe pozitat tjera të nivelit drejtues në institucionet publike, e bëjnë personalitet të kompletuar për pozitën e Kryesuesit të Këshillit Drejtues të UP-së.