22:19 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Këshilli Gjyqësor i Kosovës furnizohet me klima, tenderi që u kushtoi mijëra euro!

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës për këtë muaj.

Kontrata “Furnizimi dhe montimi i Klimave për SKGJK dhe Gjykata”, nuk është se ka kushtuar edhe pak.

Fillimisht për kontratën në fjalë janë ndarë 20.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Sipas kontratës të publikuar nga prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës është 15.966,46 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “ALFA”.

Kohëzgjatja e kontratës poashtu është bërë për 12 muaj. /Indeksonline/